1.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Shqipëri – Zvicër, bashkëpunim për aftësimin dhe punësimin e të rinjve

Duhet ti lexosh

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja së bashku me ambasadoren e Zvicrës në vendin tonë, Ruth Huber, firmosën dje më 30.01.25 në Tiranë një marrëveshje për punësimin dhe aftësimin e të rinjve në vendin tonë.

Në një postim në faqen e Facebook, ministri bënë me dije se, “Projekti “Aftësi për punë – faza III”, i mbështetur nga qeveria zvicerane, synon të përmirësojë arsimin dhe formimin profesional në vendin tonë, duke e përshtatur atë me kërkesat e tregut të punës.

Sipas tij,  nga kjo marrëveshje përfitojnë të rinjtë shqiptarë, nga të gjitha grupet sociale, të cilët do të kenë akses në programe arsimore dhe trajnime profesionale të orientuara drejt punësimit.

“Sektori privat do të përfshihet më shumë në përcaktimin dhe financimin e arsimit profesional, duke e bërë atë më të dobishëm dhe praktik. Do të rritet cilësia dhe gjithëpërfshirja e sistemit të formimit profesional, duke krijuar mundësi të reja për grupet më në nevojë,” deklaroi ministri.

Projekti mbështet reformat për një treg pune më dinamik dhe për një zhvillim të qëndrueshëm në Shqipëri. Në përfundim Gonxhja nënvizon se, ky bashkëpunim është një hap i madh drejt fuqizimit të kapitalit njerëzor dhe zhvillimit ekonomik të vendit tonë, njofton rtsh.

 

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit