BallinaAktualitetiFluks emigrantësh në Kakavijë, mbi 8 mijë hyrje dalje në 24 orët...

Fluks emigrantësh në Kakavijë, mbi 8 mijë hyrje dalje në 24 orët e fundit

-

Shërbimet kufitare në Kakavijë kanë kaluar 8448 persona në hyrje – dalje në kufi me Greqinë ndërkohë që vijon dyndja e njëkohshme.

Gjatë 24 orëve të fundit janë përpunuar 6948 shtetas në hyrje dhe 1500 në dalje. Shumica e të emigrantëve në hyrje vijnë me mjetet e tyre private dhe këtë fundvit ka më pak autobusë çka rrit disi kohën e përpunimit të dokumentacionit.

Koha e pritjes në radhë aktualisht është rreth 1,5 orë ndërsa pala greke po punon me 2 sportele në hyrje në Greqi dhe 3 në dalje.

Gjatë javës së fundit numri i qytetarëve që kanë hyrë në Shqipëri është rreth 25 mijë vetë ndërsa deri të martën priten edhe rreth 40 mijë të tjerë.

Fluksi në dalje është gjithashtu i rëndësishëm me rreth 15 mijë persona të larguar përgjatë javës së fundit drejt Greqisë, njofton topchannel.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Zv.kryeministri, Bekim Sali nga ShBA: Sllovenia mbështet integrimin evropian të Maqedonisë...

0
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, ka zhvilluar në Nju Jork takim dypalësh me...