BallinaAtdheuPërfundon regjistrimi i votuesve nga jashtë, Elezi nga KQZ tregon të dhënat

Përfundon regjistrimi i votuesve nga jashtë, Elezi nga KQZ tregon të dhënat

-

Periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, e cila ka filluar më 29 gusht, ka përfunduar më 26 dhjetor 2024.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha për RTKlive se periudha 120 ditore për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës ka përfunduar.

“Sipas të dhënave preliminare, numri i shtetasve të Kosovës që janë regjistruar si votues jashtë Kosovës në periudhën 29 gusht – 26 dhjetor 2024, deri në orën 23:59 është: 90,860, ndërkaq numri i aplikimeve që janë në shqyrtim është: 18,244”, tha ai për RTKlive.

Velezi tha se shqyrtimi i aplikimeve të pranuara do të vazhdojë edhe gjatë ditës së premte.

“Do të bëjmë përpjekje që në një kohë sa më të shpejtë të kemi një raport përfundimtar për numrin e shtetasve të regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës, të ndarë sipas mënyrës së votimit dhe sipas shteteve”, tha ai.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Inflamacioni kronik mund të ndryshojë zemrën vite përpara shfaqjes së simptomave

0
Një studim i madh britanik sugjeron se inflamacioni i vazhdueshëm në organizëm mund të lidhet me ndryshime në strukturën dhe funksionimin e zemrës, shumë...