BallinaAtdheuSenatorja amerikane Jeanne Shaheen: Presidentja e Kosovës, forcë stabilizuese për vendin

Senatorja amerikane Jeanne Shaheen: Presidentja e Kosovës, forcë stabilizuese për vendin

-

SHBA-ja rithekson përkushtimin ndaj Kosovës dhe perspektivës së saj euroatlantike

Senatorja amerikane Jeanne Shaheen ka shprehur mbështetje të fuqishme për presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, duke e cilësuar atë si një forcë stabilizuese për vendin dhe duke ritheksuar përkushtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës dhe popullit të saj. Në një letër drejtuar presidentes, Shaheen, e cila është anëtare e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan, ka falënderuar atë për mikpritjen gjatë vizitës së saj në Kosovë, si dhe për nderimin e bërë me atë rast. Duke komentuar zhvillimet politike në vend, senatorja amerikane ka shprehur shpresën se presidentja dhe Qeveria e re do ta udhëheqin Kosovën drejt një periudhe të re të prosperitetit, sigurisë dhe stabilitetit.

“Si përkrahëse e fuqishme e marrëdhënieve të SHBA-së me Kosovën dhe popullin e saj, si dhe e së ardhmes euroatlantike të Kosovës, unë do të vazhdoj të jap kontributin tim në mbështetje të Kosovës. Mbetet ende shumë punë për t’u bërë, por jam e bindur se ju do të jeni një forcë stabilizuese për Kosovën”, thuhet në letrën e senatores Shaheen. Në përfundim të mesazhit të saj, Shaheen ka ritheksuar rëndësinë e partneritetit ndërmjet dy vendeve, duke shprehur gatishmërinë për të vazhduar angazhimin dhe mbështetjen amerikane për Kosovën edhe në të ardhmen. Mesazhi i senatores amerikane vjen si një tjetër dëshmi e rëndësisë që ka partneriteti strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, veçanërisht në rrugëtimin e vendit drejt integrimit euroatlantik, forcimit të institucioneve dhe garantimit të një të ardhmeje më të sigurt e më të qëndrueshme/BSot

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shqipëria dhe Italia thellojnë bashkëpunimin policor, në fokus lufta kundër krimit...

0
Skënder Hita pritet në Romë nga homologu italian Vittorio Pisani. Dy vendet synojnë forcimin e operacioneve të përbashkëta kundër trafiqeve të paligjshme, krimit kibernetik...