BallinaFoto LajmAlbin Kurti në Pallatin Élysée, merr pjesë në darkën e organizuar nga...

Albin Kurti në Pallatin Élysée, merr pjesë në darkën e organizuar nga Emmanuel Macron

-

Kryeministri i Kosovës, së bashku me Ritën, ishte pjesë e pritjes së organizuar nga presidenti francez dhe Zonja e Parë, Brigitte Macron, në kuadër të Forumit të Paqes në Paris.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në një darkë zyrtare të organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe bashkëshortja e tij, Brigitte Macron, në Pallatin Élysée në Paris.

Pjesëmarrjen në këtë pritje të veçantë, Kurti e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe një video nga atmosfera e organizimit, në kuadër të Forumit të Paqes në Paris.

“Bashkë me Ritën ishim të nderuar të marrim pjesë në darkën e shtruar nga Presidenti Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë Brigitte Macron, në Pallatin Élysée, në kuadër të Forumit të Paqes në Paris”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Pallati Élysée, si selia zyrtare e Presidencës franceze, është një nga hapësirat më të rëndësishme të diplomacisë ndërkombëtare, ku zhvillohen takime dhe pritje me personalitete të larta politike e shtetërore nga e gjithë bota.

Forumi i Paqes në Paris është një platformë ndërkombëtare që synon të nxisë dialogun, bashkëpunimin dhe zgjidhjet e përbashkëta për sfidat globale.

Pjesëmarrja e kryeministrit Kurti në këtë organizim përbën një tjetër rast të përfaqësimit të Kosovës në një ambient të rëndësishëm diplomatik ndërkombëtar, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Michael Gahler: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë për...

0
Eurodeputeti gjerman Michael Gahler ka mbështetur idenë e krijimit të një qeverie teknike në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një mundësi për të...