BallinaDiasporaShkolla Shqipe “Naim Frashëri” në Nyon fton bashkatdhetarët në manifestimin festiv për...

Shkolla Shqipe “Naim Frashëri” në Nyon fton bashkatdhetarët në manifestimin festiv për Ditën e Flamurit

-

Shkolla Shqipe “Naim Frashëri” në Nyon të Zvicrës i bënë thirrje për pjesëmarrje të bashkatdhetarëve në manifestimin festiv që do të organizohet me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor. Aktiviteti do të mbahet të premten, më 27 nëntor 2026, duke filluar nga ora 19:00, në sallën komunale të Nyonit (Salle communale de Nyon), në adresën Rue des Marchandises 5, 1260 Nyon.

Në këtë mbrëmje festive, nxënësit e shkollës do të paraqesin një program të pasur artistik, me këngë, valle dhe recitime, përmes të cilave do të përcjellin vlerat e gjuhës, kulturës dhe traditave shqiptare. Kjo veprimtari synon të bashkojë bashkatdhetarët rreth festës sonë kombëtare, duke i dhënë hapësirë brezit të ri që të dëshmojë përkushtimin ndaj gjuhës shqipe dhe trashëgimisë kulturore shqiptare. Prandaj, bashkatdhetarë të nderuar, jeni të ftuar të merrni pjesë në këtë mbrëmje festive, për të festuar së bashku Ditën e Flamurit dhe për të mbështetur fëmijët tanë, të cilët me përkushtim po e ruajnë dhe kultivojnë gjuhën shqipe larg atdheut.

Prania juaj do të jetë një vlerësim për punën e shkollës, mësuesve dhe nxënësve, si dhe një dëshmi se gjuha, flamuri dhe identiteti ynë kombëtar mbeten të gjalla në mesin e mërgatës shqiptare.

Me respekt

Ramadan Rrahmani, kryetar

Shkolla Plotësuese Shqipe „Naim Frashëri“- Nyon

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Michael Gahler: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë për...

0
Eurodeputeti gjerman Michael Gahler ka mbështetur idenë e krijimit të një qeverie teknike në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një mundësi për të...