BallinaSportiLindrit Kamberi drejt Përfaqësueses së Kosovës

Lindrit Kamberi drejt Përfaqësueses së Kosovës

-

Paraqitjet e shkëlqyera në elitën e futbollit zviceran pritet t’i sigurojnë Lindrit Kamberit ftesën e parë në Përfaqësuesen A të Kosovës. Kapiteni i FC Zürichut është pranë realizimit të një ëndrre të veçantë në karrierën e tij.

Lindrit Kamberi po përjeton një nga periudhat më të mira të karrierës së tij futbollistike. Mbrojtësi 27-vjeçar është shndërruar në një prej lojtarëve më të rëndësishëm të FC Zürichut, duke dëshmuar vazhdimisht vlerat e tij në elitën e futbollit zviceran. Paraqitjet e mira dhe roli i tij udhëheqës në skuadër duket se tashmë do të shpërblehen edhe në nivel ndërkombëtar. Sipas raportimeve të mediumit zviceran “Blick”, Kamberi pritet të marrë për herë të parë ftesë nga Kombëtarja A e Kosovës. Kapiteni i Zürichut thuhet se është në planet e përzgjedhësit të Kosovës për ndeshjet e radhës, në kuadër të Ligës së Kombeve, kundër Izraelit dhe Irlandës. Për Kamberin, kjo do të ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të nisur një kapitull të ri në karrierën e tij, rreth shtatë vjet pas paraqitjes së fundit me përfaqësuesen U20 të Zvicrës.

Mbrojtësi, i cili shquhet për forcën fizike, sigurinë në repartin defensiv dhe aftësitë udhëheqëse, ka arritur të fitojë një pozitë të rëndësishme te FC Zürichu. Pas disa sezonesh me ulje-ngritje, ai është konsoliduar si një prej shtyllave kryesore të skuadrës zvicerane.

Kamberi është pjesë e FC Zürichut prej më shumë se nëntë vjetësh dhe tashmë përfaqëson një nga figurat më të rëndësishme të klubit, i cili në vitet e fundit i ka dhënë hapësirë të madhe futbollistëve të dalë nga akademia e tij.

Nëse ftesa zyrtarizohet, ky do të jetë një vlerësim i merituar për punën dhe vazhdimësinë e mbrojtësit 27-vjeçar, i cili tashmë mund të bëhet një alternativë e rëndësishme për repartin defensiv të Kosovës. Një debutim me fanellën e Dardanëve do të ishte një moment i veçantë për Kamberin, por edhe një përforcim i rëndësishëm për Përfaqësuesen e Kosovës./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Zëra fëmijësh që japin shpresë se gjuha jonë e shenjtë lartësohet...

0
Nga Hamze Morina (Ish-kryetar i LAPSH-it në Zvicër dhe veteran i arsimit) Këtë fundjavë bashkë me mikun tim Agim Paçarizi morëm pjesë në Festivalin ndërkombëtar teatror...