Barcelona po monitoron situatën e Johan Manzambit, sulmuesit të Aston Villas, në prag të një transferimi të mundshëm gjatë verës së ardhshme. Futbollisti 21-vjeçar nga Zvicra pëlqehet nga drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, i cili po e ndjek nga afër zhvillimin e tij.
Manzambi ka regjistruar tri gola dhe katër asistime në tetë ndeshje, duke tërhequr vëmendjen e gjigantit katalunas.
Megjithatë, transferimi i tij nuk pritet të jetë i lehtë. Aston Villa e transferoi atë nga Freiburgu verën e kaluar për rreth 60 milionë euro, çka e bën një marrëveshje të mundshme mjaft të kushtueshme. Sipas mediumit spanjoll “Sport”, Barcelona po e shqyrton mundësinë e transferimit të tij në merkaton e verës./BS










