BallinaDiasporaZëra fëmijësh që japin shpresë se gjuha jonë e shenjtë lartësohet kudo...

Zëra fëmijësh që japin shpresë se gjuha jonë e shenjtë lartësohet kudo në botë

-

Nga Hamze Morina

(Ish-kryetar i LAPSH-it në Zvicër dhe veteran i arsimit)

Këtë fundjavë bashkë me mikun tim Agim Paçarizi morëm pjesë në Festivalin ndërkombëtar teatror të fëmijëve në gjuhën shqipe në Zagreb të Kroacisë, ku morën pjesë 9 përfaqësues të shkollave shqipe nga Shqipëria ( Fieri), Kosova (Mitrovica, Peja, Jabllanica ) dhe Diaspora (Anglia, Gjermania, Kroacia, Slovenija). Ekipet teatrore nga shkollat shqipe sollën në skenë pjesë të larmishme teatrale që për dy ditë rresht defiluan në sallën ” Çeski dom” të Zagrebit, ku fjala shqipe e aktorëve të vegjël i dha kuptim dhe gjallëroi atmosferën në kryeqytetin e Kroacisë – Zagreb.

.Në program ishin këto pjesë teatrale:

I. E shtunë, 31.10.2026

1. Një shetitje në Dukagjin, në regji të Merita Gashit/ Muriqi, Shkolla “Asdreni”,- Pejë

2. Biblioteka magjike, në regji të Anila Kadija, Shoqata ” Ardhmëria ” – Londer

3. Udhëtim në Kohë, me regji të Valbona Roqi, Shoqata ” Shqiponja ” Gjermani

4. Nëntorët e lirisë, me regji të Diana Kociaj, Shkolla “Iliria”, Londer

5. Gjaku i Arbërit, me regji të Laureta Janollari, Shkolla “Andon Xoxa” Fier

II. E diel, 1.11. 2026

1.Leotrimi, kujtesa që jeton, me regji të Shkurte Bytyqi Pelaj, Shkolla “Hilë Mosi” Jabllanicë e vogël

2. Greta dhe Roboti intelegjent, me regji të Melita Oreshkoviq, Shkolla” Eugen Kumiçiqa ” Velika Gorica

3. Si u miqësuan shkronjat, me regji të Vera Xhafa Haliti, Shkolla shqipe ” Dallëndyshet ” Celje

4. Buzëqeshja, me regji të Qëndersë Baranit Shkolla ” Migjeni ” Mitrovicë

Pas edicionit të parë, të organizuar vitin e kalur, këtë vit organizatori Teatri shqiptar SHTSHKR ” Mërgimi” në Zagreb të udhëhequr nga Leonard Hamitaj, aktor dhe Melita Oreshkoviq, mësimdhënënse e gjuhës shqipe në Zagreb ishin kujdesur për një përfaqsim të denjë gjatë përzgjedhjes.

Festivali kishte karakter garues mes ekipeve të shkollave dhe në fund Juria e përbërë nga:

1. Nuhi Gashi, profesor nga Kosova,

2. Olsa Poshka, regjisore nga Struga dhe

3. Hamzë Morina, mësimdhënës nga Diaspora, ekipeve që përformuan me sukses u ndau mirënjohje dhe shpalli çmimet për:

Kategoria e parë

– Shfaqja më e mirë e nxënësve të Diasporës

– Aktori dhe aktorja protogonistë më të mirë të Diasporës

– Aktori dhe aktorja të karakterit më tē mirë të Diasporës

Kategoria e dytë

– Shfaqja më e mirë e nxënësve të shkollave të Kosovës dhe Shqipërisë

– Aktori dhe aktorja protogonistë më të mirë të shkollave të Kosovës dhe Shqipërisë

– Aktori dhe aktorja të karakterit më të mirë të shkollave të Kosovës dhe Shqipërisë.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Rama përsërit ftesën për dialog me studentët

0
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur këtë të enjte (5 nëntor) ftesën për dialog drejtuar studentëve dhe pedagogëve, ndërsa protestat kundër qeverisë vijojnë prej 22...