BallinaSportiVedat Muriqi hero i fitores. Reali fiton në fund

Vedat Muriqi hero i fitores. Reali fiton në fund

-

Sulmuesit e Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, dhe të Shqipërisë, Stavros Pilios, shënuan sonte në Ligën e Kampionëve. Vedat Muriqi, i cili u aktivizua në minutën e 63-të, u bë protagonist i fitores së Fenerbahçes me rezultat 3:2 ndaj Liverpoolit.

Ndërkohë, Stavros Pilios realizoi për AEK-un, por goli i tij nuk mjaftoi për të shmangur humbjen 2:3 ndaj Real Madridit në Athinë.

Vedat Muriqi, heroi i përmbysjes

Fenerbahçe mori tri pikë me peshë të madhe ndaj Liverpoolit. Aktivizimi i Vedat Muriqit i dha më shumë gjallëri lojës së skuadrës turke, ndërsa sulmuesi i Kosovës u inkuadrua në vend të Romelu Lukakut. Në minutën e 25-të, Trey Nyoni shënoi një gol të bukur për Liverpoolin. Pas një aksioni të shpejtë, ai goditi topin me të parën nga jashtë zonës së rreptësisë, duke e dërguar në rrjetë për 0:1.

Dy minuta më vonë, Irfan Can Kahveci goditi fuqishëm me volej nga afërsia, por topi u përplas në traversë.

Në minutën e 29-të, Mason Greenwood ekzekutoi një goditje të lirë. Topi u devijua nga një mbrojtës dhe përfundoi në rrjetë, duke e lënë Alissonin të pafuqishëm për të reaguar. Rezultati u bë 1:1.

Në minutën e 69-të, Alexander Isak shënoi me kokë nga afërsia, pas harkimit të Cody Gakpos, duke rikthyer epërsinë e Liverpoolit, 1:2.

Por Fenerbahçe nuk u dorëzua. Në minutën e 73-të, Archie Brown shënoi për 2:2, pas një aksioni në të cilin u përfshi edhe Gakpo. Goli i fitores erdhi në minutën e 79-të. Archie Brown dhuroi një pasim të bukur në zonë, ndërsa Vedat Muriqi u tregua i saktë nga afërsia, duke e dërguar topin me kokë në këndin e poshtëm të portës për rezultatin përfundimtar 3:2.

Reali fiton në frymën e fundit

Real Madridi ka arritur një fitore dramatike, 3:2, ndaj AEK-ut në Athinë, duke shmangur befasinë në minutat e fundit.

Në minutën e 12-të, Luka Joviq asistoi për Aboubakary Koitën, i cili brenda zonës goditi me mjeshtëri në këndin e majtë të portës, duke mposhtur Thibaut Courtois për 1:0. Në minutën e 32-të, Jude Bellingham shënoi një gol fantastik me thembër, pas një aksioni të bukur të Real Madridit, duke barazuar rezultatin në 1:1. Marc Cucurella ishte asistuesi i këtij goli.

Në minutën e 75-të, Stavros Pilios përfitoi nga një pasim i saktë i Aboubakary Koitës brenda zonës dhe, me një goditje të ulët në qendër të portës, shënoi për 2:1 në të mirë të AEK-ut.

Megjithatë, epërsia e vendasve zgjati vetëm tri minuta. Në minutën e 77-të, Kylian Mbappe realizoi nga afërsia, pas një pasimi të Denzel Dumfries, duke barazuar rezultatin në 2:2.

Kur gjithçka po shkonte drejt barazimit, Federico Valverde shënoi në minutën e 90+2-të, duke i dhuruar Real Madridit fitoren dramatike me rezultat 3:2../K.Goca/BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Barcelona synon transferimin e Manzambit

0
Barcelona po monitoron situatën e Johan Manzambit, sulmuesit të Aston Villas, në prag të një transferimi të mundshëm gjatë verës së ardhshme. Futbollisti 21-vjeçar...