BallinaAtdheuBegaj: Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë

Begaj: Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë

-

Justina Shiroka-Pula është zgjedhur Presidente e Republikës së Kosovës me 81 vota në Kuvendin e Kosovës. Pas zgjedhjes, Shiroka-Pula bëri betimin kushtetues para deputetëve dhe deklaroi se do të jetë Presidente e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Për zgjedhjen e saj ka reaguar edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili e ka uruar Shiroka-Pulën për detyrën e re. “Urime të përzemërta znj. Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës! Në çdo sfidë dhe në çdo hap drejt së ardhmes evropiane, Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë. Urime Presidente! Zoti e bekoftë Kosovën dhe shqiptarët kudo ku janë!”, shkruan Begaj. Shiroka-Pula, ekonomiste dhe akademike, deri në zgjedhjen në këtë detyrë ka drejtuar Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Hysenbelliu pjesë e delegacionit të biznesit gjerman në SHBA

0
Sipërmarrësit gjermanë zhvilluan një program 11-ditor me takime në OKB, Shtëpinë e Bardhë, Kongresin amerikan, botën e biznesit dhe institucionet diplomatike Në kuadër të një...