BallinaAtdheuRama uron Presidenten e re të Kosovës

Rama uron Presidenten e re të Kosovës

-

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi në X, Rama e ka uruar akademiken Shiroka Pula për detyrën e re, duke theksuar se zgjedhja e saj vjen në një periudhë sfiduese jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin dhe Europën.

“Urime të përzemërta akademikes së mirënjohur, zonjës Justina Shiroka-Pula, për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës, në një fazë sfiduese për Kosovën dhe në një kohë sfiduese për krejt rajonin tonë e për vetë Europën. Mbarësi e sukses për ju dhe Kosovën, zonja Presidente 🇽🇰”, shkruan Rama.

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur mesnatën e kaluar me 81 vota Justina Shiroka-Pulan si presidente. Ajo u zgjodh presidente në kufijtë e afatit 6 tetor, që ishte vendosur nga Gjykata Kushtetuese, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Begaj: Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë

0
Justina Shiroka-Pula është zgjedhur Presidente e Republikës së Kosovës me 81 vota në Kuvendin e Kosovës. Pas zgjedhjes, Shiroka-Pula bëri betimin kushtetues para deputetëve...