BallinaDiasporaMbrëmje studentore në Solvay, Ambasada e Shqipërisë mbështet të rinjtë shqiptarë

Mbrëmje studentore në Solvay, Ambasada e Shqipërisë mbështet të rinjtë shqiptarë

-

Më 2 tetor, në ambientet e Solvay Brussels School në Bruksel, siç mëson helveticALforum.ch u organizua mbrëmja e Shoqatës Studentore “Vlera”, gjatë së cilës u prezantua edhe Bordi i ri drejtues. Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të Ambasadës së Shqipërisë në Belgjikë, të cilët shprehën mbështetjen dhe vlerësimin për të rinjtë shqiptarë të angazhuar në jetën studentore.

Ambasada e Shqipërisë i kushton rëndësi të veçantë mbështetjes së studentëve shqiptarë në diasporë, promovimit të kulturës shqiptare dhe ruajtjes së lidhjeve me identitetin kombëtar. Mbrëmja në Solvay ishte një tjetër dëshmi e angazhimit të të rinjve shqiptarë për të krijuar ura bashkëpunimi, miqësie dhe përfaqësimi në jetën akademike belge. Suksese të gjithë studentëve shqiptarë në vitin e ri akademik dhe urime Bordit të ri të “Vlera”-s në rrugëtimin e tij!, njofton Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Belgjikë, përcjell helveticALforum.ch.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Nga Konispoli në Winterthur: Vallja e Osman Takës që mban gjallë...

0
Winterthur – Zvicër, 08 tetor 2026 - Ansambli i këngëve dhe valleve “TROJET”, me qendër në Winterthur të Zvicrës, e ka pritur me krenari...