BallinaAtdheuKurti: Do punojmë bashkë për suksesin në apel të ish-krerëve të UÇK

Kurti: Do punojmë bashkë për suksesin në apel të ish-krerëve të UÇK

-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen si presidente e Kosovës, duke e cilësuar këtë zhvillim si hap drejt stabilitetit institucional të vendit. Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka deklaruar se bashkë me zgjedhjen e presidentes është miratuar edhe ligji me ndryshime për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. “Republika ka presidente të re, profesoreshën Justina Shiroka-Pula, Kosova ka institucione stabile”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri ka thënë se institucionet e Kosovës do të punojnë së bashku edhe për çështjen e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me proces gjyqësor në Hagë.

“Do të punojmë bashkë për suksesin në apel të ish-krerëve të UÇK-së”, ka deklaruar Kurti ndërsa ka falënderuar deputetët që morën pjesë në votim, ndërsa mirënjohje të veçantë ka shprehur edhe për kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, për pranimin e propozimit. “Shumë mund e përpjekje, për kompromisin në fund. Për Republikën e Kosovës!”, ka shkruar Kurti.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan gjatë mesnatës Justina Shiroka-Pulën për presidente të Republikës së Kosovës. Në votim morën pjesë 84 deputetë. Shiroka-Pula mori 81 vota duke u zgjedhur kështu presidente e re e Kosovës, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

“Me dije dhe vendosmëri. Urime Kosovë!” – Ambasadori Martin Berishaj uron...

0
Nga Zagrebi ka ardhur një urim i veçantë për presidenten e re të Republikës së Kosovës. Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Shkëlqesia e Tij...