BallinaAtdheuBegaj: Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë

Begaj: Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë

-

Justina Shiroka-Pula është zgjedhur Presidente e Republikës së Kosovës me 81 vota në Kuvendin e Kosovës. Pas zgjedhjes, Shiroka-Pula bëri betimin kushtetues para deputetëve dhe deklaroi se do të jetë Presidente e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Për zgjedhjen e saj ka reaguar edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili e ka uruar Shiroka-Pulën për detyrën e re. “Urime të përzemërta znj. Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës! Në çdo sfidë dhe në çdo hap drejt së ardhmes evropiane, Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë. Urime Presidente! Zoti e bekoftë Kosovën dhe shqiptarët kudo ku janë!”, shkruan Begaj. Shiroka-Pula, ekonomiste dhe akademike, deri në zgjedhjen në këtë detyrë ka drejtuar Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kurti: Do punojmë bashkë për suksesin në apel të ish-krerëve të...

0
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen si presidente e Kosovës, duke e cilësuar këtë zhvillim si hap drejt stabilitetit...