BallinaDiasporaUniversiteti Fordham në Nju Jork pret Samitin e parë të studentëve shqiptarë

Universiteti Fordham në Nju Jork pret Samitin e parë të studentëve shqiptarë

-

Studenti shqiptar me origjinë nga Plava dhe Gucia, Art Lecaj, ka qenë pjesë e organizimit të Samitit të Parë Vjetor të Studentëve Shqiptaro-Amerikanë. Përveç Art Lecajt, në organizimin e këtij aktiviteti kanë marrë pjesë edhe Leona Gjevukaj nga Peja, Kosovë, dhe Ervin Toro nga Shqipëria.

Ngjarja u mbajt në Universitetin Fordham në Nju Jork, në bashkëpunim me AANO (Organizata Kombëtare Shqiptaro-Amerikane). Përmes një postimi, Lecaj është shprehur krenar për punën e realizuar dhe për kontributin në këtë aktivitet, i cili mblodhi së bashku të rinj shqiptarë nga komunitete të ndryshme.

Samiti kishte për qëllim forcimin e rrjetëzimit, bashkëpunimit dhe ndjenjës së komunitetit mes studentëve shqiptarë, duke krijuar mundësi për shkëmbim përvojash dhe ndërtimin e lidhjeve të reja mes tyre./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Lexojmë më shumë apo vetëm botojmë më shumë?

0
Nga: Dashnim HEBIBI, Zürich A lexohet ende libri me shpirt, me përkushtim dhe me dëshirë për të kuptuar, apo është kthyer në një dekor simbolik...