BallinaDiasporaAmbasadori Sabri Kiçmari zhvillon takim me delegacionin e Mitsubishi MUFG në Tokio

Ambasadori Sabri Kiçmari zhvillon takim me delegacionin e Mitsubishi MUFG në Tokio

-

Përgatiti D. H

Tokio – Ambasadori i Republikës së Kosovës në Japoni, Shkëlqesia e Tij, Prof. Dr. Sabri Kiçmari, siç mëson helveticALforum.ch ka zhvilluar një takim të rëndësishëm në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tokio me një delegacion të Mitsubishi MUFG, një prej grupeve të mëdha financiare të Japonisë. Delegacioni u kryesua nga Yasuki Maruhashi, Drejtor Menaxhues dhe Udhëheqës për Austrinë pranë MUFG Bank Europe, ndërsa në përbërje të tij ishin edhe përfaqësues të tri njësive të ndryshme të Mitsubishi. Takimi u përqendrua në mundësitë për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Japonisë, me vëmendje të veçantë te mundësitë potenciale për investime në Kosovë. Gjatë takimit u shkëmbyen pikëpamje mbi mundësitë e reja të bashkëpunimit dhe mënyrat se si mund të forcohen më tej lidhjet ekonomike ndërmjet dy vendeve. Prania e përfaqësuesve të ndryshëm të grupit Mitsubishi në këtë takim krijoi gjithashtu hapësirë për diskutime mbi fusha të mundshme të interesit për investitorët japonezë.

Ambasadori Kiçmari: Fokus në investimet potenciale në Kosovë

Ambasadori i Kosovës në Japoni, Prof. Dr. Sabri Kiçmari, e ka përshkruar takimin përmes një mesazhi të publikuar nga ai, duke theksuar rëndësinë e kontakteve me përfaqësues të sektorit financiar dhe ekonomik japonez.

Deklarata e Ambasadorit Kiçmari:

“Kemi pritur në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tokio një delegacion të Mitsubishi MUFG, të kryesuar nga z. Yasuki Maruhashi, Drejtor Menaxhues dhe Udhëheqës për Austrinë pranë MUFG Bank Europe. Delegacioni përfshinte gjithashtu përfaqësues nga tri njësi të ndryshme të Mitsubishi. Takimi ofroi mundësi për një shkëmbim të frytshëm të pikëpamjeve mbi mundësitë e reja të bashkëpunimit, mundësitë për investimet potenciale në Kosovë dhe u përqendruan në identifikimin e mënyrave për të forcuar më tej lidhjet ekonomike të Kosovës me Japoninë.” Takime të tilla përfaqësojnë një mundësi për promovimin e potencialit ekonomik të Kosovës në tregun japonez dhe për krijimin e kontakteve të reja me kompani dhe institucione të rëndësishme të ekonomisë së Japonisë.

Në këtë kuadër, Ambasada e Republikës së Kosovës në Tokio vazhdon të luajë rol në krijimin e urave të komunikimit ndërmjet institucioneve dhe komunitetit të biznesit të të dyja vendeve, me synim zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjen e interesit për investime në Kosovë, transmeton helveticALforum.ch.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shqipëria në qendër të inovacionit europian, 17 startup-e prezantohen në Bits...

0
Shqipëria është vend partner në një prej eventeve më të rëndësishme të startup-eve dhe inovacionit në Europë. Në Mynih prezantohen sipërmarrje nga Shqipëria, Kosova...