BallinaAtdheuVon der Leyen nis turin në Ballkanin Perëndimor, ndalesa e parë në...

Von der Leyen nis turin në Ballkanin Perëndimor, ndalesa e parë në Tiranë

-

Presidentja e Komisionit Evropian pritet të diskutojë me drejtuesit shqiptarë integrimin në BE, reformat dhe Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mbërrin sot në Tiranë, në kuadër të turit të saj të gjashtë në Ballkanin Perëndimor. Shqipëria është ndalesa e parë e një vizite që do ta çojë zyrtaren e lartë evropiane edhe në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, von der Leyen pritet të zhvillojë takime me drejtuesit më të lartë të vendit. Në fokus të bisedimeve do të jetë procesi i integrimit evropian të Shqipërisë, reformat e ndërmarra dhe hapat e mëtejshëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Vizita e presidentes së Komisionit Evropian zhvillohet në një periudhë kur zgjerimi i BE-së dhe afrimi gradual i vendeve të Ballkanit Perëndimor me strukturat evropiane mbeten ndër çështjet kryesore në marrëdhëniet mes Brukselit dhe rajonit.

Pas Tiranës, më 1 tetor, von der Leyen do të udhëtojë drejt Prishtinës, ku në agjendë janë takimet me ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kryeministrin Albin Kurti. Po atë ditë, presidentja e Komisionit Evropian do të vijojë vizitën në Podgoricë, ndërsa turi do të përmbyllet më 2 tetor në Shkup.

Një ndër temat kryesore të diskutimeve në të katër vendet pritet të jetë përparimi në rrugën drejt Bashkimit Evropian, së bashku me reformat që lidhen me procesin e integrimit.

Në agjendën e vizitës pritet të ketë një vend të rëndësishëm edhe Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Përmes këtij instrumenti, Bashkimi Evropian synon të mbështesë zhvillimin ekonomik, përshpejtimin e reformave dhe afrimin më të madh të ekonomive të rajonit me tregun e përbashkët evropian.

Gjatë turit, von der Leyen pritet gjithashtu të vizitojë projekte të mbështetura financiarisht nga Bashkimi Evropian, duke vënë në pah investimet dhe programet për zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Vizita në rajon vjen si pjesë e angazhimit të Komisionit Evropian për të forcuar lidhjet me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për të mbështetur procesin e tyre të afrimit me Bashkimin Evropian, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

“Liria ka Emër” organizon protestën e radhës në mbështetje të ish-krerëve...

0
Platforma “Liria ka Emër” ka organizuar protestën e radhës në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me procesin...