BallinaDiasporaBerisha takon përfaqësuesit e lartë të Kosovës në Strasburg

Berisha takon përfaqësuesit e lartë të Kosovës në Strasburg

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka takuar në Strasburg nënkryetarin e parë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prof. Ardian Gola, si dhe përfaqësues të Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Strasburg. Në takim kanë qenë gjithashtu të pranishëm Fitor Murati, Konsull i Republikës së Kosovës në Strasburg, dhe Ilir Selmani, Sekretar i Parë i Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Strasburg.

Gjatë takimit, Berisha ka ngritur shqetësimin edhe për situatën politike në Shqipëri, duke akuzuar kryeministrin Rama për politikat e ndjekura nga qeveria. “Rama po bën spastrim etnik në Shqipëri”, është shprehur lideri demokrat, duke e renditur këtë deklaratë mes qëndrimeve të tij për zhvillimet e fundit politike në vend. Takimi është zhvilluar në Strasburg, ku Berisha merr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në kuadër të sesionit të saj vjeshtor./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Caktohen gjyqtarët e Apelit në rastin e ish-drejtuesve të UÇK-së

0
Gjykata Speciale ka caktuar gjyqtaret për seancën e Apelit në rastin e ish-krerëve të UÇK-së. Sipas gazetarit Besian Beha, Michele Pichard – Kryetare e Panelit...