Pas pushimeve verore, rikthehet jeta shkollore, kulturore dhe artistike.
Në emër të Ansamblit “TROJET”, të gjithë fëmijëve, nxënësve, studentëve, mësuesve, pedagogëve dhe prindërve ju urojmë një fillim të mbarë, shëndet, suksese dhe shumë arritje në vitin e ri shkollor e akademik.

Edhe për Ansamblin “TROJET” nis një sezon i ri.
21 GUSHT | RIFILLIMI I USHTRIMEVE
Rikthehemi në sallën e ushtrimeve me të tri grupmoshat, çdo të premte nga ora 19:00 deri në 22:00.
Vazhdojmë misionin tonë kulturor, artistik, edukativ dhe atdhetar, duke ruajtur dhe përcjellë te brezat e rinj gjuhën, këngën, vallen, traditën dhe dashurinë për rrënjët shqiptare.
Përpara na presin:
29 GUSHT | FESTA VERORE E “TROJEVE”
6 SHTATOR | FESTIVALI “DIASPORA JEHON”
TETOR | AKTIVITETE DHE PROJEKTE KULTURORE
28 NËNTOR | KONCERTI I FESTËS SË FLAMURIT
Me energji të reja, vazhdojmë rrugëtimin tonë, aty ku vallja ruan traditën, kënga zgjon kujtesën dhe brezat mbajnë gjallë identitetin shqiptar.
Mirë se vini në sezonin e ri të Ansamblit “TROJET”!
Me respekt,
Ansambli “TROJET”










