BallinaDiasporaME ENERGJI TË REJA, DREJT NJË SEZONI TË RI KULTUROR

ME ENERGJI TË REJA, DREJT NJË SEZONI TË RI KULTUROR

-

Pas pushimeve verore, rikthehet jeta shkollore, kulturore dhe artistike.

Në emër të Ansamblit “TROJET”, të gjithë fëmijëve, nxënësve, studentëve, mësuesve, pedagogëve dhe prindërve ju urojmë një fillim të mbarë, shëndet, suksese dhe shumë arritje në vitin e ri shkollor e akademik.

Edhe për Ansamblin “TROJET” nis një sezon i ri.

21 GUSHT | RIFILLIMI I USHTRIMEVE

Rikthehemi në sallën e ushtrimeve me të tri grupmoshat, çdo të premte nga ora 19:00 deri në 22:00.

Vazhdojmë misionin tonë kulturor, artistik, edukativ dhe atdhetar, duke ruajtur dhe përcjellë te brezat e rinj gjuhën, këngën, vallen, traditën dhe dashurinë për rrënjët shqiptare.

Përpara na presin:

29 GUSHT | FESTA VERORE E “TROJEVE”

6 SHTATOR | FESTIVALI “DIASPORA JEHON”

TETOR | AKTIVITETE DHE PROJEKTE KULTURORE

28 NËNTOR | KONCERTI I FESTËS SË FLAMURIT

Me energji të reja, vazhdojmë rrugëtimin tonë, aty ku vallja ruan traditën, kënga zgjon kujtesën dhe brezat mbajnë gjallë identitetin shqiptar.

Mirë se vini në sezonin e ri të Ansamblit “TROJET”!

Me respekt,

Ansambli “TROJET”

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shaqiri dhe Abrashi përballen në derbin zviceran, Baseli dhe Grasshoppersi ndajnë...

0
BASEL – Derbi zviceran mes Baselit të Xherdan Shaqirit dhe Grasshoppersit të Amir Abrashit ka përfunduar pa fitues. Dy skuadrat barazuan 0:0 në stadiumin...