BallinaDiasporaKonjufca zhvillon takim me zyrtarin gjerman

Konjufca zhvillon takim me zyrtarin gjerman

Zëvendëskryeministri dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim miqësor me Christian Wiermer, sekretar i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të landit federal Nordrhein-Westfalen të Gjermanisë.

Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Nordrhein-Westfalenit, perspektivën evropiane të Kosovës, si dhe për rolin e diasporës kosovare në këtë land.

Nordrhein-Westfalia është një nga vendet me komunitetin më të madh të bashkatdhetarëve nga Kosova në Gjermani. Diaspora kosovare në këtë land u vlerësua si një urë e rëndësishme lidhëse ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, duke kontribuar në forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Në takim u theksua rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit dhe e forcimit të lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Nordrhein-Westfalenit, veçanërisht në kuadër të perspektivës evropiane të Kosovës dhe rolit të diasporës./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Zvicër: Çmimet e çantave të shkollës rriten me afro 40 për...

0
Shitjet e çantave të shkollës po rriten ndjeshëm në Zvicër, por bashkë me to po rriten edhe çmimet. Sipas të dhënave të Galaxus, një...