Nga helveticALForum.ch
Një lajm shumë i mirë për të gjithë ata që udhëtojnë me avion nga Aeroporti i Cyrihut. Duke filluar nga 26 qershori, pasagjerët që nisen nga ky aeroport mund të transportojnë në bagazhin e dorës kontejnerë me lëngje deri në 2 litra, duke i dhënë fund kufizimit të njohur prej 100 ml. Falë teknologjisë së re të kontrollit të sigurisë, udhëtarët nuk kanë më nevojë të nxjerrin nga çanta lëngjet apo pajisjet elektronike, si laptopët, tabletët dhe telefonat. Të gjitha kontrollohen drejtpërdrejt nëpërmjet skanerëve modernë, duke e bërë procesin e kontrollit më të shpejtë dhe më të rehatshëm. Ky ndryshim pritet të lehtësojë ndjeshëm udhëtimin për mijëra pasagjerë që kalojnë çdo ditë nëpër Aeroportin e Cyrihut, duke reduktuar kohën e pritjes dhe stresin gjatë kontrolleve të sigurisë.
Kujdes: Edhe pse rregullat për lëngjet janë lehtësuar, pasagjerët duhet të respektojnë peshën maksimale të lejuar për bagazhin e dorës, sipas rregullave të kompanisë ajrore me të cilën udhëtojnë, njofton Aeroporti i Cyrihut, përcjell helveticALForum.ch.
(Foto ilustrim)




