Irani ka marrë një pikë të madhe në përballje me Belgjikën, duke barazuar pa gola (0:0) në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit G të Kampionatit Botëror. Takimi ishte i luftuar nga fillimi deri në fund, me raste në të dyja anët, por portierët ishin protagonistët kryesorë të mbrëmjes.
Heroi i iranianëve ishte padyshim Alireza Beiranvand, i cili realizoi disa pritje vendimtare për ta mbajtur portën të paprekur.
Belgjika – Irani 0:0
Stadimi “SoFi”, Los Angelos.
Shikues: 70317.
Kartona të verdhë: Lukaku Ezatolahi.
Kartoni i kuq: Ngoy.
Belgjika: Courtois, Meunier (Castagne 58′), Ngoy, Mechele, de Cuyper, Raskin (Vanaken 58′), Tielemans, Trossard, De Bruyne (Fernandez-Pardo 86′), Saelemaekers (Lukebakio 48′) dhe Lukaku (Theate 73′).
Irani: Beiranvand, Khalilzadeh, Kanaani, Nemati, Rezaeian, Haji Safi (Mohammadi 66′), Ghoddos (Moghanlou 78′), Ezatolahi (Hosseinzadeh 85′), Mohebi (Torabi 66′), Hardani (Jahanbakhsh 46′) dhe Taremi. Në anën tjetër, edhe Thibaut Courtois u shfaq në formë të shkëlqyer, duke mohuar disa raste të mira të Iranit. Në minutën e 14-të, Hossein Kanaani provoi nga 12-13 metra, por Courtois reagoi me sukses.
Tetë minuta më vonë, Belgjika iu afrua golit përmes Youri Tielemans, por Beiranvand ishte i pakalueshëm. Në fundin e pjesës së parë, Maxim De Cuyper ishte shumë pranë golit, por portieri iranian bëri një tjetër pritje. Irani u kundërpërgjigj në minutën e 53-të, kur Mehdi Taremi lëshoi një goditje të fuqishme nga zona, por Courtois shpëtoi belgët me një ndërhyrje të shkëlqyer. Momenti kyç i ndeshjes ndodhi në minutën e 66-të, kur lojtari belg Nathan Ngoy u ndëshkua me karton të kuq pasi ndërhyri si lojtari i fundit ndaj një sulmuesi iranian.
Pavarësisht se luajti me një futbollist më pak për më shumë se 24 minuta, Belgjika rezistoi deri në fund. Megjithatë, Beiranvand vazhdoi të ishte vendimtar, duke ndalur edhe një tjetër tentim të rrezikshëm të De Cuyper në minutën e 86-të.
\Pas dy xhirove në Grupin G, Irani dhe Belgjika kanë nga dy pikë secila në vendine parë përkatësisht të dytë, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjet vendimtare të 27 qershorit. Belgjika do të përballet me Zelandën e Re, ndërsa Irani do të ketë përballë Egjiptin. Të dyja sfidat nisin në orën 06:00./K.Goca/BS




