BallinaSportiReal Madrid mund me lehtësi Sociedadin

Real Madrid mund me lehtësi Sociedadin

-

Real Madrid ka marrë një fitore të thellë 4-1 ndaj Real Sociedad në “Santiago Bernabéu”, në sfidën e prapambetur të javës së parë të La Liga-s. Protagonisti absolut i mbrëmjes ishte Kylian Mbappé, i cili realizoi një tregolësh. Francezi zhbllokoi takimin në minutën e 40-të, pas një asistimi të shkëlqyer nga Federico Valverde. Mbappé nuk gaboi përballë portierit kundërshtar dhe i dha avantazhin “Los Blancos”, duke shënuar edhe golin e tij të parë në këtë sezon të La Liga-s. Real Sociedad reagoi menjëherë. Vetëm katër minuta më vonë, Luka Sučić riktheu baraspeshën në “Bernabéu”, duke përfituar nga një aksion i ndjekur deri në fund dhe mposhtur Thibaut Courtois. Në minutën e 60-të, Mbappé shënoi sërish, këtë herë pas një kombinimi të bukur me Jude Bellingham. Sulmuesi francez tregoi edhe një herë klasin e tij dhe riktheu avantazhin e madrilenëve.

Tetë minuta më vonë, radha ishte e Vinicius Junior. Braziliani shënoi golin e tij të parë në këtë sezon të La Liga-s, pas një aksioni të ndërtuar nga Bellingham, duke e çuar rezultatin në 3-1.

Në minutën e 80-të erdhi edhe momenti për të kompletuar mbrëmjen e Mbappé. Francezi realizoi golin e tretë personal, këtë herë pas asistit të Vinicius Junior, duke vulosur rezultatin përfundimtar 4-1, transmeton kjone.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

BDI: Me dy vjet vonesë dhe 30 milionë euro më shtrenjtë,...

0
Pas dy vitesh humbje kohe, VLEN sot po e paraqet si sukses vazhdimin e autostradës Shkup- Bllacë, projekt i përfunduar më 2 maj 2023...