Nga Bajram Ibrahimaj, Zvicër
E dua familjen, si dritën e syve
Dashnia për ta, e zemra ime plot gëzim
Uroj që çdo ditë t’i kem pranë vetes
Aty ku familja, është shpirti im.
Familja për mu është bekim prej Zotit
Ajo ma e shtrenjta që kam në këtë jetë
Më jep forcë kur rruga bahet e vështirë
I falemnderit Zotit që m’i ka falë përjetë.
Lumturia ime nis te dera e shtëpisë
Jeta merr kuptim kur jemi bashkë
E në çdo hall, dorën ia zgjasim njani-tjetrit
Në gëzim e në dhimbje, zemrat i kemi një.
Të mira e të këqija bashkë i kalojmë
I kemi kujtimet që koha s’i tret
Mbi çdo pasuni, familjen e çmoj
E sa të kem frymë, për ta do frymoj .
Luzern, 27 gusht, 2026










