BallinaSportiShqipëria shkruan historinë në mundje, 3 medalje në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026

Shqipëria shkruan historinë në mundje, 3 medalje në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026

-

Mundja shqiptare mbyll me një bilanc historik Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, duke i dhuruar Shqipërisë tri medalje: një të artë, një të argjendtë dhe një të bronztë. Ky sukses merr një rëndësi të veçantë për sportin shqiptar, pasi për herë të parë në historinë e mundjes shqiptare, Shqipëria arrin të fitojë një medalje në stilin Greko-Romak. Një arritje që shënon një kapitull të ri dhe dëshmon rritjen e vazhdueshme të këtij sporti në arenën ndërkombëtare. Rezultatet e arritura në Taranto janë fryt i punës së palodhur, disiplinës dhe përkushtimit të sportistëve shqiptarë, por edhe i punës së stafit teknik dhe trajnerëve, të cilët kanë kontribuar në përgatitjen e ekipit. Federata Shqiptare e Mundjes ka vlerësuar këtë paraqitje si një sukses të të gjithë familjes së mundjes shqiptare, duke shprehur mirënjohjen për sportistët dhe trajnerët që përfaqësuan denjësisht ngjyrat kuqezi.

Tre medalje dhe një moment historik: 

Shqipëria lë gjurmë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 dhe konfirmon se mundja shqiptare po ngjitet gjithnjë e më lart në skenën ndërkombëtare. Urime kampionëve tanë dhe gjithë ekipit shqiptar për këtë sukses të jashtëzakonshëm, transmeton Federata Shqiptare e Mundjes, përcjell helveticALforum.ch.

Foto nga https://www.facebook.com/Wrestling.FSHM

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

BDI: Me dy vjet vonesë dhe 30 milionë euro më shtrenjtë,...

0
Pas dy vitesh humbje kohe, VLEN sot po e paraqet si sukses vazhdimin e autostradës Shkup- Bllacë, projekt i përfunduar më 2 maj 2023...