BallinaShpalljeFestivali i Ushqimit Shqiptar në Philadelphia

Festivali i Ushqimit Shqiptar në Philadelphia

-

Një ditë, një komunitet, një traditë – të gjithë bashkë në Festivalin e Dytë të Ushqimit Shqiptar!

Ju ftojmë të merrni pjesë së bashku me familjen dhe miqtë tuaj për të festuar kulturën, traditën dhe shijet tradicionale shqiptare.

Të nderuar bashkatdhetarë,

Shoqata Shqiptare-Amerikane “Bijtë e Shqipes” ka kënaqësinë të ftojë familjet, miqtë, mbarë komunitetin si edhe bizneset që operojnë në fushën e gastronomisë dhe tregtisë ushqimore, të bëheni pjesë e Festivalit të Ushqimit Shqiptar.

Data: E Diel, 27 Shtator 2026

Ora: 11:00 AM – 6:00 PM

Vendi: Qendra e Shoqatës “Bijtë e Shqipes”

3322 Willits Rd, Philadelphia, PA 19136

Ky festival feston kulturën, traditën dhe mikpritjen shqiptare. Synimi i tij është të promovojë kuzhinën shqiptare, të mbështesë bizneset tona dhe të bashkojë komunitetin.

Pjesëmarrësit do të prezantojnë produktet dhe gatimet e tyre, ndërsa vizitorët do të shijojnë ushqime tradicionale, muzikë dhe një atmosferë festive.

Regjistrimi i Bizneseve (vendors) dhe Sponsorëve duhet të kryhet brenda datës 15 Shtator

Çdo biznes ose individ që dëshiron të marrë pjesë si Shitës në festival duhet të regjistrohet paraprakisht.

Tarifa e pjesëmarrjes: $100.00 për çdo vend (booth).

Mundësi Sponsorizimi:

Për mbështetjen e organizimit të këtij aktiviteti janë përcaktuar katër kategori sponsorizimi. Në shenjë vlerësimi për kontributin e dhënë, emrat dhe logot e sponsorëve do të pasqyrohen në banderolën zyrtare të festivalit, si dhe në faqen zyrtare të Shoqatës në Facebook.

Kategoritë e Sponsorizimit:

🥇 Platinum Sponsor – $1,000

🥈 Gold Sponsor – $500

🥉 Silver Sponsor – $250

⭐ Personal Sponsor – $150

Për regjistrim ose informacion, kontaktoni anëtarët e Këshillit Drejtues:

Mexhit Koboçi – 267-307-7201

Bujar Gjoka – 267-344-5779

Devis Gjuzi – 215-869-2522

Dritan Matraku – 267-255-9114

Bujar Çela – 215-715-0556

Llazar Vero – 267-334-4827

Arti Ismailanji – 267-918-1638

Sami Zeka – 267-237-8339

Eldion Pajollari – 267-258-7336

Elda Janji – 267-592-8028

Milot Rukiqi – 215-593-8101

Mirush Cenaj – 267-745-4405

Afërdita Muzhaqi – 267-776-1492

Senada Prifti – 251-410-0080

Edi Papaj – 267-918-4706

Rudina Bani – 215-600-6346

Hyrja është falas dhe e hapur për të gjithë!

Mire se te vini!

Këshilli Drejtues i Shoqatës “Bijtë e Shqipes” Filadelfia /GD

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

«Katërstinori» i Tonin Nikollit u përurua në Cyrih

0
Një mbrëmje letrare kushtuar poezisë, kohës dhe përjetimeve njerëzore Në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Cyrih, më 11 tetor 2026,...