Shoqata “Jehona e Malësisë” dhe stafi pedagogjik i Shkollës së Gjuhës Shqipe njoftojnë se mësimi i rregullt për vitin shkollor 2025/2026 ka përfunduar me sukses. Me këtë rast, shprehim mirënjohjen dhe falënderimet më të sinqerta për të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit, të cilët me përkushtimin, bashkëpunimin dhe përgjegjësinë e tyre kontribuan në mbarëvajtjen dhe përfundimin me sukses të këtij viti shkollor.
Ruajtja dhe kultivimi i gjuhës shqipe është një mision i shenjtë kombëtar. Gjuha jonë amtare është themeli i identitetit tonë personal dhe kombëtar, ura që na lidh me historinë, kulturën, traditat dhe vlerat e trashëguara brez pas brezi. Përmes mësimit të gjuhës shqipe, fëmijët tanë forcojnë lidhjen me rrënjët e tyre dhe mbajnë gjallë krenarinë për prejardhjen shqiptare.
Njëkohësisht, ju bëjmë me dije se viti i ri shkollor 2026/2027 do të fillojë më 7 shtator 2026.
Urojmë që të gjithë nxënësit dhe familjet e tyre të kalojnë një verë të këndshme, të qetë dhe të mbushur me shëndet e gëzim. Shpresojmë t’ju gjejmë përsëri së bashku në shtator, me energji të reja dhe me dashuri edhe më të madhe për gjuhën, kulturën dhe kombin tonë.
Me respekt,
Shoqata “Jehona e Malësisë”
Stafi Pedagogjik i Shkollës së Gjuhës Shqipe
Kryetar,
Zef Berishaj /GD




