POSTIMET E FUNDIT

Berisha në takimin e “Martens Centre”: Integrimi europian kërkon institucione të forta dhe zgjedhje të lira

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë sot në seminarin vjetor të Bashkëpunimit dhe Planifikimit, të organizuar nga Qendra për Studime Evropiane ‘Wilfried Martens’, i njohur si think tanku zyrtar i Partisë Popullore Europiane (PPE), anëtare e të cilit është Fondacioni për Liri i Partisë Demokratike FLD.

Gjatë fjalës së tij, që këtë vit u zhvillua në Durrës, Berisha ngriti shqetësime për situatën politike dhe institucionale në Shqipëri, duke akuzuar qeverinë për manipulim zgjedhor, kapje të shtetit dhe lidhje me krimin e organizuar.

Lideri i opozitës deklaroi se vendi po rrëshqet drejt një narkoshteti dhe i bëri thirrje BE-së dhe SHBA-së të rishikojnë qasjen ndaj qeverisë Rama. Berisha theksoi se Partia Demokratike mbështet integrimin europian të Shqipërisë, por kërkoi që procesi i anëtarësimit të bazohet vetëm në merita, reforma reale dhe respektimin e standardeve të BE-së, duke kundërshtuar çdo lehtësim të kritereve për arsye politike apo lobingu, transmeton euronewsal.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB