POSTIMET E FUNDIT

Haxhiu përfaqëson Kosovën në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi.

Ky samit do të mbledhë liderët e Bashkimit Evropian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar mbi perspektivën evropiane të rajonit, zbatimin e Planit të Rritjes, si dhe çështje që lidhen me sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

Sipas njoftimit të Presidencës, Haxhiu do të përfaqësojë Republikën e Kosovës në këtë takim të nivelit të lartë, ku pritet të riafirmojë përkushtimin e vendit ndaj integrimit evropian dhe avancimit të reformave në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Po ashtu, ajo do të kërkojë trajtim të drejtë dhe të barabartë për Kosovën në procesin e zgjerimit të BE-së, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal si faktor kyç për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor.

Samiti në Tivat konsiderohet një platformë e rëndësishme për forcimin e dialogut politik dhe koordinimin e përpjekjeve të përbashkëta mes BE-së dhe vendeve të rajonit në funksion të integrimit evropian, transmeton rtk.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB