Në kuadër të festivaleve në Zvicër, që organizohen në shumë qytetete të saja. Kështu këtë të shtune, si gjthënjë edhe këtë vit do të jemi pjesëmarrës i paraqitjes sonë, e kësaj here me dy paraqitje njërin nga ora 17:00 – 17:30 me historikun e qiftelisë, të paraqitura nga dy motrat Aurelia dhe Kleofina Balaj, të cilat do të paraqiten edhe në mbrëmje nga ora 20:50 me një instrumental, dhe me një këngë të kënduar nga motrat Lejla dhe Sara Grabovci, për të vijua me grupin e mesëm të valleve autoktone të pjesëve të ndryshme të trevave tona.

Ejani në paraqitjen tonë sepse keni çka të shijoni dhe ta kuptoni se SH.K.A “DARDANIA” nga Winterthur, gjithënjë bënë paraqitje dinjotoze dhe profesionale para publikut, e në veqanti mbanë atmosferën e ndezur me valle të përbashkëta me publikun.

Vijimësia jonë ka vetëm suksese dhe pjesëmarrëje të bollëshme në festivale të tilla, prej nga në shumicën e rasteve kemi edhe ushqime tradicionale të trevave tona, e kësaj here do shërbeheni nga nacionet tjera, dhe nuk do mbeten të uritur, sepse organizatorët kanë mendua edhe për këtë, që të ketë pije dhe ushqime, dhe nuk do të ketë as hyrje me pagesë, sepse ky është festival i popujve të ndryshëm që jetojnë dhe veprojnë në Winterthur me rrethinë.

Ju mirëpresim me kënaqësi!
SH.K.A “Dardania”




