POSTIMET E FUNDIT

Ivanka Trump flet për investimin në Sazan

Vajza e Presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump ka folur dy ditë më parë për sipërmarrësin dhe podkasterin amerikan David Senra për investimin në ishullin e Sazanit në Jug të Shqipërisë.

Në një bisedë të gjatë të publikuar më 31 maj në kanalin në You Tube të Senra, të fokusuar mbi sipërmarrjen, menaxhimin e bizneseve familjare Ivanka Trump ka rrëfyer si është gjendur në ishull dhe më pas magjepsjen nga natyra dhe potencialin e parë te ky vend.

Ajo thotë se projekti është gjigant në këtë ishull në Mesdhe, por se gjithçka e kanë parë me shumë vetëpërmbajtje dhe kujdes sepse toka është shumë e bukur dhe arkitektuara duhet të jetë e integruar më së miri me natyrën.  

“Po punoj në një projekt të jashtëzakonshëm me burrin tim në Mesdhe. Është gjigant…. Është një ishull privat, i mrekullueshëm prej 1,400 hektarësh në mes të Mesdheut. Ne ishim në varkën e një miku dhe ndaluam për të notuar dhe kështu e gjetëm. Notuam deri në ishull, u ngjitëm në majë dhe thjesht u magjepsëm dhe qëndroi me ne që atëherë. Përgjatë disa viteve ne zhvilluam mundësinë për të kuptuar potencialin e tij dhe transformimin e tij, por me shumë vetëpërmbajtje dhe kujdes sepse toka është shumë e bukur dhe me të vërtetë arkitektura duhet të jetë plotësisht e integruar në të, thuajse të lindë nga ajo”, deklaron Ivanka Trump, transmeton rtsh.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB