Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Slloveni, SH.T.Z. Oljan Kanushi, siç mëson helveticALForum.ch zhvilloi një takim me Drejtoreshën Ekzekutive të Qendrës për Perspektivë Europiane (CEP), Nina Cepon. Gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Sllovenisë, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. Bisedimet u përqendruan veçanërisht në rëndësinë e shkëmbimit të përvojave dhe promovimin e iniciativave që kontribuojnë në stabilitetin dhe prosperitetin rajonal. CEP është një organizatë qeveritare sllovene, e themeluar në vitin 2006 me iniciativën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Europiane të Republikës së Sllovenisë. Qendra ka si mision mbështetjen e zhvillimit rajonal përmes ndarjes së njohurive dhe forcimit të marrëdhënieve miqësore ndërmjet vendeve.
Takimi u vlerësua si një hap pozitiv drejt thellimit të bashkëpunimit dhe nxitjes së partneriteteve të reja mes dy vendeve, transmeton Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Slloveni, përcjell helveticALForum.ch.




