POSTIMET E FUNDIT

Turneu tradicional i futbollit bashkon kërçovarët në Zvicër

Shoqata Kulturore Kërçova – Zvicër ka njoftuar organizimin e turneut tradicional të futbollit, një aktivitet tashmë i njohur për komunitetin shqiptar në diasporë, i cili do të mbahet më 21 qershor 2026, duke filluar nga ora 09:00, në Sportstrasse, 4552 Derendingen.

Ky organizim sportiv nuk paraqet vetëm një garë futbolli, por mbi të gjitha një ditë të veçantë bashkimi për kërçovarët që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër. Turneu synon të forcojë lidhjet shoqërore, miqësinë dhe ruajtjen e traditave shqiptare përmes sportit dhe aktiviteteve komunitare.

Organizatorët kanë ftuar të gjitha ekipet, familjet dhe bashkëqytetarët që të bëhen pjesë e kësaj dite festive, duke krijuar një atmosferë sportive, vëllazërore dhe festive. Sipas rregullave të turneut, çdo ekip do të ketë të drejtë të përfshijë deri në dy lojtarë jashtë Kërçovës.

Për ekipet fituese janë paraparë edhe shpërblime:

  • Vendi i parë – 1000 CHF
  • Vendi i dytë – 300 CHF
  • Vendi i tretë – 200 CHF

Ndërkohë, pjesëmarrja për secilin ekip është 150 CHF.

Të interesuarit për paraqitjen e ekipeve mund të kontaktojnë në numrin:
079 150 38 77.

Shoqata Kulturore Kërçova – Zvicër shpreh bindjen se edhe këtë vit turneu do të shndërrohet në një festë të madhe të kërçovarëve, duke vazhduar traditën që bashkon komunitetin shqiptar çdo vit në Zvicër, transmeton helveticALForum.ch.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB