Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar procesin e përgatitjes së fletëvotimeve për diasporën. Sipas KQZ-së, këtë herë janë thyer rekordet e vitit 2021, me mbi 140 mijë aplikime për votim nga diaspora. Nga këto, 109 mijë janë pranuar, ndërsa rreth 7 mijë janë refuzuar për arsye të ndryshme.
Votimi jashtë vendit përmes postës pritet të nisë më 25 maj dhe të përfundojë më 6 qershor. Ndërkohë, votimi në përfaqësitë diplomatike do të mbahet një ditë para zgjedhjeve.
Ndryshe, zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 7 qershor./BS




