BallinaSportiNorvegjia kualifikohet në çerekfinale

Norvegjia kualifikohet në çerekfinale

-

Rrugëtimi i Brazilit në Botëror është mbyllur në fazën e 1/8-ve. Norvegjia siguroi kualifikimin në çerekfinale, pas fitores 2-1 ndaj kombëtares së Ançelotit.

Vendimtar ishte Erlind Haaland, i cili shënoi dopietë në minutat e fundit, për të vulosur ndeshjen.

Sulmuesi zhbllokoi takimin në minutën e 79-të me kokë, ndërsa realizoi të dytin në minutën e 90-të, me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone.

Më herët Brazili kishte disa raste për të kaluar në avantazh, por nuk i shfrytëzoi. Në minutën e 14-të, Guimaraes shpërdoroi një penallti, e cila u prit nga portieri.

Po ashtu në pjesën e dytë, Endrick shpërdoroi një rast të artë i vetëm me portierin. Në fund, Brazili ngushtoi shifrat në 2-1 me Neymar nga penalltia, por kishte vetëm vlerë statistikore.

Në çerekfinale, Norvegjia do të përballet me fituesin e Meksikë-Angli, transmeton euronewsal.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Vendimi i Speciales, “Liria ka emër” me dy organizime: Njëri në...

0
Ditët për vendimin ndaj katërshes së ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë nisur së numëruari mbrapsht, para se Gjykata Speciale ta thotë fjalën...