POSTIMET E FUNDIT

Ka filluar protesta e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe

Ka nisur protesta e studentëve shqiptarë në Shkup për mbrojtjen e përdorimit të gjuhës shqipe në provimet profesionale. Qindra studentë dhe qytetarë janë mbledhur këtë pasdite pranë Urës së Gurit, duke kërkuar që provimi i jurisprudencës të organizohet edhe në gjuhën shqipe.

Protesta po zhvillohet nën moton “Bashkohuni me studentët të gjithë me një zë”, ndërsa pjesëmarrësit po marshojnë me pankarta dhe thirrje në mbështetje të të drejtave gjuhësore dhe barazisë qytetare.

Organizatorët theksojnë se protesta nuk është kundër askujt, por synon mbrojtjen e gjuhës shqipe, dinjitetit dhe të drejtave të shqiptarëve si qytetarë të barabartë në Maqedoninë e Veriut.

Në thirrjen drejtuar opinionit publik, studentët kanë ftuar sportistë, artistë dhe figura publike që t’u bashkohen protestës dhe të mbështesin kauzën e tyre.

“Të hënën, më 18 maj, në ora 16:30, duke filluar nga Ura e Gurit në Shkup, ejani të protestojmë së bashku. Në krah të studentëve, në krah të shqiptarëve”, thuhet në reagimin e studentëve.

Studentët kërkojnë që institucionet përgjegjëse të garantojnë të drejtën për zhvillimin e provimeve profesionale edhe në gjuhën shqipe, duke e cilësuar këtë si një të drejtë themelore dhe kushtetuese, transmeton euronewsal.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB