BallinaEKSKLUZIVEMbërrin kroçera në Durrës/ 646 turistë nga SHBA, Kanadaja e Meksika vizitojnë...

Mbërrin kroçera në Durrës/ 646 turistë nga SHBA, Kanadaja e Meksika vizitojnë Shqipërinë

-

646 turistë mbërrijnë në Durrës me kroçerën “SIRENA”.

Vizitorët vijnë kryesisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Meksika, ndërsa itinerari i kroçierës përfshin ndalesa në disa prej destinacioneve më të njohura turistike të Mesdheut.

Pas ndalesës në Argostoli të Greqisë, turistët do të vizitojnë sitet historike dhe turistike të Durrësit dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë, për të vijuar më pas udhëtimin drejt Hvarit në Kroaci. Mbërritja e krocerës “SIRENA” konfirmon rritjen e interesit të turistëve ndërkombëtarë për Shqipërinë dhe forcimin e rolit të Portit të Durrësit si një nga pikat kryesore të turizmit detar në rajon.

Ky qytet është transformuar në një pikë ndalese për krocerat ndërsa këto shifra konfirmojnë fluksin turistik në vend edhe pse sezoni veror ende nuk ka nisur zyrtarisht, transmeton abcnews.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

ZÜRICHI VENDOS PAGË MINIMALE PREJ 23,90 FRANGASH NË ORË, ZBATIMI NIS...

0
ZÜRICH – Punonjësit që punojnë në qytetin e Zürichut do të përfitojnë nga paga minimale prej 23,90 frangash bruto në orë, duke filluar nga...