
Nga Dr. Sali Sefa – ish-konsull i Republikës së Kosovës në Cyrih
Jo, jo — më mirë hesht, se fjalët vlerë s’kanë !
A të shkruaj? Jooo!
Sot,lexojnë shumë pak, po gjykojnë si gjyqtarë pa ligj e pa faj!
A shikoj pra?
Po,shiko më thanë!
Seancë pas seance!,
10:00,14:00, 17:00 dhe 23:00
njësoj si çdo herë,
fytyra të reja, lojra te vjetra!
Po,Presidentja u zgjodh ,sa bukur tingllon kjo fjali!,
apo s’u zgjodh në të vërtetë?
Nuk u zgjodh!,
Se ata që vendosin, s’po duan , e thonë hapur ata kët!E ata djerët janë bërë të padukshëm!
Ajo Presidente që ishte, “shkoi”,pra shkoj e mos u ktheftë,kështu thanë.
por prapë u dëgjua një zë,“mos u ngutni, ajo di të kthehet ,sepse ”.Biletë kthimi ka“!
Megjithate,
Ajo “serdhi”?sepse!
Serdhen as ata,
E këta vetëm me vehten mbeten!
dhe,
As votim nuk pati,
prandaj s’erdhi hiç.
As pa biletë e as me biletë!
Ora 00,
Salla e bukur u shpraz,
Kuvendi “u shpërnda”?
Ata ikën!
Karriget qeshën ,
askush s’i lë ato!
ata i lanë për tu rikthyer, por a do të kthehen se?
Ato, (karriget)luten mos të këthehen të tjerët sikurse këta!
Edhe ,
Kryeparlamentarja “shkoi”?“iku“!
Vetëm doli ,
dera mbeti hapur.“shkoi „por ku shkoi?
Të karriga tjetër!
Bile të karrige edhe më e butë bile!
„Ikën të gjithë”?
Po, po… ikën por kush e ku mbeti?
Vaj vatani e mjer mileti,
thoshte Noli,por,
Populli mbeti.
Gjithmonë mbetet.
Ee si mbeti se:?
më i ndarë,
më i përqarë,
më i lodhur.,
më i varfër.
Por ende në këmbë.
Pret.
Gjithmonë pret.
Ata do kthehen.
E për ne,
Mos pyet për ne ,
ne jemi publiku… që duartroket shpesh edhe pa dashje.!!!
E pra nuk do flas,
As nuk do shkruaj!
Nuk do dëgjoj e as nuk do shoh por…
Nuk mbet gjë tjetër!
Tashi do presim seri!
29.04.2026, Zvicër




