BallinaEKSKLUZIVEAmbasada britanike uron ekipin e FSK-së për medaljen e artë në “Cambrian...

Ambasada britanike uron ekipin e FSK-së për medaljen e artë në “Cambrian Patrol”

-

Ambasada Britanike në Prishtinë ka njoftuar se ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka fituar medaljen e artë në garën “Ex Cambrian Patrol” në Britani të Madhe.

Sipas ambasadës, ekipi i FSK-së fillimisht fitoi garën e patrullimit të Brigadës në Dartmoor dhe më pas arriti të fitojë medaljen e artë në “Ex Cambrian Patrol”.

Ambasada ka falënderuar Regjimentin britanik “Household Cavalry”, i cili kishte përgatitur ekipin përmes një trajnimi në Kosovë dhe e kishte mbështetur gjatë trajnimeve në Britani.

Në ceremoninë e ndarjes së medaljeve, të zhvilluar nga komandanti i Brigadës 160, morën pjesë ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, përfaqësues të FSK-së dhe këshilltari britanik për mbrojtje, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

“Sot, 5 Tetor, do ta kishe datëlindjen, Nonë” – rrëfimi prekës...

0
Përgatiti Dahest LUMA Një shkrim me plot emocione nga PhD. Dashnim Hebibi, i publikuar në rrjetet sociale në kujtim të nënës së tij të dashur,...