BallinaAtdheuS’ka marrëveshje mes VV-së dhe PDK-së

S’ka marrëveshje mes VV-së dhe PDK-së

-

Takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës dhe liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka përfunduar pa marrëveshje. Sipas burimeve, Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që fillimisht të votohet presidenti, ndërsa më pas të procedohet me votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në lexim të dytë.

Takimi mes Kurtit dhe Hamzës u zhvillua pasi Kuvendi i miratoi në parim ndryshimet në ligjin për Gjykatën Speciale dhe mes mospajtimeve mes LVV-së dhe PDK-së për votimin në lexim të dytë.

Ky takim zgjati rreth dy orë. Pas përfundimit të tij, PDK-ja ka mbledhur Grupin Parlamentar. Përfundoi takimi Kurti- Hamza, asnjëri nuk dha deklaratë

Përfundoi takimi i kryeministri, njëherësh kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza.

Tash për tash nuk dihet a kishte ndonjë rezultat konkret në këtë takim

Pas takimit, u mblodh grupi parlamentar i PDK-së.

Takimi Kurti-Hamza u zhvillua pas seancës së paradites të Kuvendit të Kosovës, në të cilën u mirtau në lexim të parë projektligji për ndryshimet në Ligjin për Specialen në Hagë, ndërsa PDK-ja kërkoi që ky projektligj të miratohet edhe në lexim të dytë sot në orën 17:30.

Ndërkohë, para Kuvendit të Kosovës ka protestues të shumtë, të cilët nuk po lejojnë deputetët të dalin nga Kuvendi, pa e miratuar në lexim të dytë këtë projektligj./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Edi Rama pret në kopshtin e Kryeministrisë përfaqësinë e Kongresit të...

0
Kryeministri Edi Rama ka pritur në kopshtin e Kryeministrisë një përfaqësi të Kongresit të Shteteve të Bashkuara (US CODEL). Rama ka ndarë në rrjetet...