BallinaDiasporaFSK fiton medaljen e artë në garën prestigjioze “Cambrian Patrol”

FSK fiton medaljen e artë në garën prestigjioze “Cambrian Patrol”

-

Ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në kuadër të aktiviteteve bilaterale me Mbretërinë e Bashkuar, ka arritur një sukses të rëndësishëm në garën ndërkombëtare “Cambrian Patrol”, të organizuar nga Ushtria Britanike. Ekipi kosovar u nderua me medaljen e artë, duke u renditur ndër ekipet më të suksesshme të kësaj gare sfiduese.

Pjesëmarrja e FSK-së në “Cambrian Patrol” tashmë është bërë një traditë e rëndësishme në kuadër të bashkëpunimit ushtarak me Mbretërinë e Bashkuar. Gara, e njohur për nivelin e lartë të vështirësisë, mbledh çdo vit ekipe nga vende të ndryshme të botës dhe nga vetë Ushtria Britanike.

Në edicionin e këtij viti morën pjesë rreth 35 ekipe ndërkombëtare, ndërsa numri i përgjithshëm i ekipeve pjesëmarrëse, përfshirë ekipet e Mbretërisë së Bashkuar, ishte rreth 120.

Ekipi përfaqësues i FSK-së këtë vit ishte nga Regjimenti i Parë i Këmbësorisë i Komandës së Forcave Tokësore. Me përgatitje të lartë profesionale, disiplinë dhe përkushtim, pjesëtarët e këtij ekipi arritën të përballojnë me sukses kërkesat e garës dhe të sigurojnë medaljen e artë.

“Cambrian Patrol” konsiderohet një nga garat më sfiduese ushtarake, ku pjesëmarrësit vlerësohen për aftësitë taktike, qëndrueshmërinë fizike, punën në grup, orientimin dhe aftësinë për të marrë vendime nën presion.

Për FSK-në, suksesi në këtë garë përbën një tjetër dëshmi të ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe të nivelit të përgatitjes së pjesëtarëve të saj. Pjesëmarrjet e vazhdueshme dhe rezultatet e arritura ndër vite në “Cambrian Patrol” kanë kontribuar gjithashtu në forcimin e bashkëpunimit dhe ndërveprimit me partnerët ndërkombëtarë.

Medalja e artë e fituar këtë vit nga ekipi i Regjimentit të Parë të Këmbësorisë është një vlerësim për profesionalizmin, disiplinën dhe përkushtimin e treguar gjatë gjithë garës, duke e renditur edhe një herë FSK-në në mesin e ekipeve të dalluara në këtë kompeticion ndërkombëtar, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kurti me ofertë të re për zgjedhjen e presidentit

0
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar sonte (19:45) një propozim të ri për zhbllokimin e procesit të zgjedhjes së presidentit të Republikës së...