Presidenti i SHBA, Donald Trump paralajmëron se “një civilizim i tërë do të vdesë sonte” nëse Irani nuk arrin një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.
Trump ka vendosur ultimatum deri ne orën 02:00 duke i kërkuar Iranit të rihapë kanalin kyç të transportit detar në Ngushticën e Hormuzit.
Pakistani, i cili ka vepruar si ndërmjetës, i ka bërë thirrje Trump që të zgjasë afatin e tij me dy javë “për t’i dhënë mundësi diplomacisë të ndjekë rrjedhën e saj”.
Papa ka deklaruar se kërcënimet e drejtuara ndaj popullsisë së Iranit janë “të papranueshme”
Duke folur më herët në Budapest, zëvendëspresidenti JD Vance tha se SHBA ka “mjete në arsenalin tonë që deri tani nuk kemi vendosur t’i përdorim” kundër Iranit, por shtoi se SHBA ka “në thelb” përfunduar objektivat e saj ushtarake në vend.
Mediat shtetërore iraniane raportojnë se dy persona janë vrarë pas një sulmi mbi një urë në Kashan, disa orë pasi Izraeli paralajmëroi iranianët të mos përdorin trenat “për hir të sigurisë tuaj”
Trump: Jemi në negociata të nxehta për luftën me Iranin
Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë në negociata të nxehta mbi luftën me Iranin, duke refuzuar të jepte detaje mbi bisedimet.
“Nuk mund t’ju them me siguri, sepse tani për tani jemi në negociata të nxehta”, tha Trump për Fox News në një intervistë të shkurtër telefonike kur u pyet se si ndihet për bisedimet.
Shtëpia e Bardhë deklaroi të martën se presidenti amerikan Donald Trump është njoftuar për armëpushimin dyjavor të propozuar nga kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif për të lejuar vazhdimin e negociatave diplomatike midis SHBA-së dhe Iranit.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt theksoi se një përgjigje do të vijë lidhur me këtë propozim.
“Presidenti është njoftuar për propozimin dhe do të vijë një përgjigje”, tha Leavitt për CNN në një deklaratë.
Shtëpia e Bardhë: Trump është në dijeni të propozimit të Pakistanit! Do të vijë një përgjigje
Shtëpia e Bardhë deklaroi të martën se presidenti amerikan Donald Trump është njoftuar për armëpushimin dyjavor të propozuar nga kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif për të lejuar vazhdimin e negociatave diplomatike midis SHBA-së dhe Iranit.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt theksoi se një përgjigje do të vijë lidhur me këtë propozim.
“Presidenti është njoftuar për propozimin dhe do të vijë një përgjigje”, tha Leavitt për CNN në një deklaratë.
Sharif, i cili ka qenë kyç në ndërmjetësimin e bisedimeve midis Uashingtonit dhe Teheranit, propozoi të martën që Irani të rihapë Ngushticën e Hormuzit për dy javë si shenjë e vullnetit të mirë dhe që të gjitha palët të respektojnë një armëpushim për të lejuar diplomacinë të arrijnë përfundimin e luftës.
Papa: Kërcënimi i Trump ndaj Iranit, i papranueshëm
“Sot, siç e dimë të gjithë, pati një kërcënim kundër të gjithë popullit të Iranit, dhe kjo është e papranueshme.” u tha Papa Leo XIV gazetarëve ndërsa largohej nga Villa Barberini në Castel Gandolfo në lidhje me komentet e Trump.
I ngarkuar me kontributin në zgjidhjen e krizës në Ngushticën e Hormuzit, duke sinjalizuar një rifillim të aktivitetit diplomatik pavarësisht tensioneve të vazhdueshme. Ambasadori iranian në OKB, Amir-Saeed Iravani, bëri këtë deklaratë në Këshillin e Sigurimit, duke specifikuar se “i dërguari personal i Sekretarit të Përgjithshëm po udhëton aktualisht për në Teheran për të vazhduar konsultimet”. Iravani, sipas Iran International, shtoi se Irani “është gati të angazhohet në mënyrë konstruktive me të gjitha përpjekjet e vërteta diplomatike” që synojnë përfundimin e konfliktit dhe rivendosjen e stabilitetit në qendrën strategjike detare. Irani ka paralajmëruar se nuk do të qëndrojë duarkryq përballë asaj që i quan kërcënime për “krime lufte” nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump.
Ambasadori iranian në OKB, Amir-Saeid Iravani, duke folur në një seancë të Këshillit të Sigurimit mbi Ngushticën e Hormuzit, i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të reagojë “para se të jetë tepër vonë” dhe përsëriti se Teherani do të ushtrojë të drejtën e tij për vetëmbrojtje “pa hezitim”, duke miratuar “masa të menjëhershme dhe proporcionale” në përgjigje të çdo veprimi të SHBA-së, transmeton euronewsal.




