SHBA-të, Irani dhe një grup ndërmjetësuesish rajonalë po diskutojnë kushtet për një armëpushim të mundshëm 45-ditor , i cili mund të hapë rrugën drejt përfundimit të përhershëm të luftës, raportoi Axios.
Sipas raportit, ndërmjetësit janë duke diskutuar një marrëveshje dyfazore. Faza e parë parashikon një armëpushim të përkohshëm 45-ditor, gjatë të cilit do të zhvillohen negociata për një marrëveshje përfundimtare. Faza e dytë do të përfshinte arritjen e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës.Ndërkohë, Shtepia e Bardhë dhe Departamenti Amerikan i Shtetit nuk kanë reaguar ende ndaj kërkesave për koment mbi këtë çështje, transmeton euronewsal.




