POSTIMET E FUNDIT

Prokuroria e Prishtinës forcon bashkëpunimin me KFOR-in amerikan

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pritur sot përfaqësues të KFOR-it amerikan nga kampi Bondsteel, në një takim ku u theksua gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Sipas njoftimit zyrtar, kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi, mirëpriti delegacionin amerikan dhe shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e deritanishëm, duke nënvizuar përkushtimin për avancimin e mëtejshëm të këtij partneriteti. Ai gjithashtu i njoftoi mysafirët me strukturën dhe funksionimin e Prokurorisë.

Delegacioni i KFOR-it përbëhej nga Hector L. Zayas, kryesues i Zyrës Ligjore në kampin Bondsteel, Adam M. Curfman, avokat ushtarak, dhe Daniel J. Allen, asistent ligjor ushtarak. Ata shprehën gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin dhe ofruan mbështetje për punën e Prokurorisë në tërësi. Në përmbyllje të takimit, kryeprokurori Gashi theksoi se institucioni që ai drejton do të mbetet i hapur për zgjerimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, duke e konsideruar këtë një element kyç për forcimin e sundimit të ligjit, transmeton rtk.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB