BallinaAtdheu250-vjetori i Pavarësisë së SHBA, Rama: Një festë e veçantë edhe për...

250-vjetori i Pavarësisë së SHBA, Rama: Një festë e veçantë edhe për shqiptarët

-

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 250-vjetorin e Pavarësisë. Në këtë ditë simbolike, Kryeministri Edi Rama ka uruar përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, teksa e konsideron këtë një festë të veçantë edhe për shqiptarët.

“Mirëmëngjes dhe me 4 Korrikun e Amerikës, nën hijen madhështore të Statujës së Lirisë, që është edhe një festë e veçantë për shqiptarët, pavarësisht erërave kundër që historikisht kanë dashur ta zbehin energjinë e bukur të këtij vendi, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama. Më 4 korrik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë Ditën e Pavarësisë, një nga festat kombëtare më të rëndësishme të vendit. Në këtë ditë, në vitin 1776 u miratua Deklarata e Pavarësisë, duke shpallur krijimin e një kombi të ri dhe ndarjen e tij nga Britania e Madhe, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

ZÜRICHI VENDOS PAGË MINIMALE PREJ 23,90 FRANGASH NË ORË, ZBATIMI NIS...

0
ZÜRICH – Punonjësit që punojnë në qytetin e Zürichut do të përfitojnë nga paga minimale prej 23,90 frangash bruto në orë, duke filluar nga...