3.3 C
Zurich
Monday, February 16, 2026
spot_img
spot_img

Shefi i Misionit Konsullor, z. Vigan Berisha, nderohet me mirënjohje nga Prof. Dr. Nusret Pllana

EKSKLUZIVE

Siç mëson helveticALforum.ch, këtë të diel, në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocione, Shefi i Misionit Konsullor në Zvicër, z. Vigan Berisha, mori pjesë në një takim falënderues të organizuar nga Nusret Pllana, zëri i Radio Kosova e Lirë. Me këtë rast, z. Berisha u nderua me një mirënjohje për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme në shërbim të komunitetit shqiptar në mërgatë.

Gjatë mbrëmjes u shfaq dokumentari artistik “Pas Luftës Kush Jemi Ne?!”, një vepër që solli reflektim të thellë mbi historinë më të re të popullit tonë, sakrificën për liri dhe sfidat e ruajtjes së identitetit kombëtar në periudhën e pasluftës. Dokumentari u mirëprit nga të pranishmit, të cilët e përjetuan me emocione të veçanta dhe diskutime frymëzuese.

Në fjalën e tij, Prof. Dr. Pllana vlerësoi angazhimin institucional dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në promovimin e vlerave kombëtare dhe në forcimin e lidhjeve me diasporën. Ai theksoi rëndësinë e unitetit dhe të kujtesës historike si themele të identitetit tonë kombëtar.

- Reklama -

Nga ana e tij, z. Berisha shprehu mirënjohjen për vlerësimin e dhënë, duke theksuar se shërbimi ndaj bashkatdhetarëve në Zvicër mbetet prioritet i përhershëm. Ai nënvizoi se ruajtja e gjuhës, kulturës dhe historisë sonë është përgjegjësi e përbashkët, sidomos për brezat e rinj që rriten larg atdheut.

Mbrëmja u përmbyll me mesazhe falënderimi dhe angazhim të përbashkët për të vijuar bashkëpunimin në projekte që promovojnë historinë, kulturën dhe identitetin shqiptar në diasporë. Ky vlerësim shërben si motivim shtesë për të vazhduar punën me përkushtim në shërbim të mërgatës sonë në Zvicër, transmeton helveticALforum.ch

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme