BallinaDiasporaShefi i Misionit Konsullor, Vigan Berisha, takon znj. Amina Nuraj për mbështetjen...

Shefi i Misionit Konsullor, Vigan Berisha, takon znj. Amina Nuraj për mbështetjen e komunitetit shqiptar

-

Në një takim të veçantë në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, shefi i misionit konsullor, Z. Vigan Berisha, priti znj. Amina Nuraj, drejtuese e Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Pazarin e Ri.

Gjatë takimit u diskutuan çështje me interes të përbashkët, si dhe u theksua rëndësia e bashkëpunimit institucional në mbështetje të komunitetit shqiptar në këtë rajon. Z. Berisha vlerësoi angazhimin e znj.

Nuraj në përfaqësimin dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve, duke theksuar sfidat e vazhdueshme me të cilat ajo përballet nga autoritetet në Beograd. Ky takim thekson përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të ndihmuar dhe mbështetur komunitetin shqiptar jashtë vendit, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit të drejtuesve lokalë dhe konsullatës për të forcuar zërin e shqiptarëve në rajon, transmeton helveticALforum.ch

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

ZÜRICHI VENDOS PAGË MINIMALE PREJ 23,90 FRANGASH NË ORË, ZBATIMI NIS...

0
ZÜRICH – Punonjësit që punojnë në qytetin e Zürichut do të përfitojnë nga paga minimale prej 23,90 frangash bruto në orë, duke filluar nga...