Ana Arifi, nxënëse e klasës XI/1 në Shkollën “Eqrem Çabej” në Prishtinë, ka shprehur kreativitetin dhe ndjenjën e saj atdhetare me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në kuadër të një detyre në lëndën e artit figurativ.

Përmes këtij punimi artistik, ajo përcjell dashurinë dhe mirënjohjen e thellë ndaj çlirimtarëve, duke theksuar dëshirën që ata të kthehen në tokën e tyre si figura frymëzimi për brezat që vijnë. Mesazhi i saj është i qartë: liria nuk na është falur, por është fituar me shumë sakrifica dhe me jetët e atyre që u flijuan për atdheun.
Punimi i Anës përçon një ndjenjë krenarie dhe përgjegjësie qytetare, duke rikujtuar se kujtesa dhe respekti për të kaluarën janë themel për ndërtimin e së ardhmes.
HelveticALforum.ch




